Donald Trump ka njoftuar se do të emërojë ndihmësen e tij të fushatës Karoline Leavitt, si sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë në administratën e tij të ardhshme.

Në moshën 27-vjeçare, Leavitt do të jetë sekretarja më e re e shtypit i Shtëpisë së Bardhë në historinë e SHBA. “Karoline është e zgjuar dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë e mirë”, tha Trump.

Leavitt filloi të punojë për Shtëpinë e Bardhë të Trumpit të parë menjëherë pas diplomimit në 2019, fillimisht si hartuese e fjalimeve të presidentit  dhe më vonë si ndihmës sekretare shtypi. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Leavitt shërbeu si zëdhënëse për Elise Stefanik, një kongresmene e lartë republikane të cilën presidenti i zgjedhur Trump e ka emëruar për të shërbyer si ambasadore e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq analistë edhe ekspertë vijojnë të kritikojnë disa nga kandidatët e kabinetit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Sekretari i tij i Mbrojtjes Pete Hegseth mohon akuzën për sulm seksual dhe prokurori i përgjithshëm i mundshëm Matt Gaetz është në qendër të një hetimi.

I emëruari për Sekretarin e Shëndetësisë nga Trump, Robert F Kennedy Jr, po përballet me kritika të ashpra gjithashtu, për skepticizmin e tij ndaj vaksinave. Trump do të ketë nevojë që Senati i SHBA t’i konfirmojë këto propozime kur të marrë detyrën në Janar, dhe megjithëse dhoma do të kontrollohet nga  republikanë, kandidatët e tij të kabinetit do të pëplasen për një sërë çështjesh gjatë seancave dypartiake.

Klan News