Kastriot Çaushi është i mendimit se këtë vit nëse krahasohen, programi “Kampionët” i transmetuar në Tv Klan ka qenë më lart se kampionati europian.
Aktori po fliste për performancën e ekipeve të tjera në këtë europian. Sipas tij, përveç Spanjës dhe Gjermanisë, të gjitha ekipet e tjera nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm.
“Fituesi nuk gjykohet. E reja e Spanjës është që është një ekip sulmues, por bëri një zbulim të ri. Soli dy lojtarë të rinj që i dha rezultat. Kjo është risia, që dy lojtarë të rinj morën kupën. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Unë mendoj se përveç Gjermanisë, të gjitha ekipet e tjera nuk kanë qenë në nivelin e tyre të dëshirueshëm. E thashë, por të shikosh listën e sulmuesve, ata që pretendonin se do bëheshin yjet e kampionatit besoj se ishin në hije. Mendoj që ekipet e tjera, Anglia dje ishte poshtë nivelit të Spanjës, apo Franca poshtë nivelit të Spanjës. Unë mendoj se vërtetë Spanja e meritoi këtë fitore, por përgjithësisht ka qenë një kampionat, që duke e krahasuar, dhe këtë po e them me sinqeritetin më të madh këtë kampionat europian me “Kampionët” si program, besoj “Kampionët” është më lart se kampionati europian”, tha Çaushi./tvklan.al