Këngëtari i njohur Kastro Zizo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka sa herë shfaqet para kamerave. Vetëm pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale deklaroi se do të kandidojë për kryetar bashkie.

Sot në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ai foli rreth kësaj deklarate dhe tha se do të kandidojë për kreun e Bashkisë Përmet, por do ta diskutojë këtë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryesinë e LSI.

Ishte Arjan Çuri ai që deklaroi menjëherë se i pari që do të votojë për të, është ai.

Arian Çani:

Ke bërë një status në Facebook Kastro ku thua se shumë shpejt do të jesh pjesë e kryesisë së bashkisë. Do kandidosh zgjedhjet që vijnë? Kastro e ke seriozisht?

Kastro Zizo:

Jo nuk e kam gallatë. U bë shumë vite që e mendoj.

Arian Çani: Ti më ke thënë dua të bëhem kryeministër, e mban mend?

Kastro Zizo:

U bë Edi Rama kryeministër, e unë po e po. Aq më tepër që jetojmë në realitetin shqiptar dhe jo vetëm unë bëhem kryeministër, por…

Arian Çani:

Pse e ule stekën?

Kastro Zizo:

Nëse disa gjëra do ishin ndryshe në jetën time ndoshta do isha kryeministër.

Arian Çani:

Kur thua do kandidoj? Ku do të kandidosh?

Kastro Zizo:

Rrënjët e mia i kam nga Frashëri i Përmetit dhe një katërvjeçar atje…

Arian Çani:

I bie të lëshë muzikën?

Kastro Zizo:

Jo, biles do filloj të bëj më shumë muzikë i frymëzuar nga lulet

.

Arian Çuri:

Unë jam përmetar dhe do të votoj me çfarëdolloj partie që të kandidosh.

Kastro Zizo:

Të gjithë e dinë që unë jam njeri me prirje të majta. Ka një paradoks Përmeti që është i kuq flakë dhe ka kryetarin të djatht

ë.

Arian Çani:

Me LSI?

Kastro Zizo:

Dhe të pavarurit janë shumë të varur. Unë nuk duhet të flas pa u konsultuar me Kryemadhin apo me kryesinë e LSI

.

/tvklan.al