I ftuar në programin “Jo Vetëm Modë” nga Orinda Huta në Tv Klan këtë të dielë ishte Kastro Zizo. Ai tregoi për periudhën e karantinës, e cila për këngëtarin ka qenë koha me produktivitetin më të lart. Më 3 Maj, Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë me gruan e tretë.
Kastro Zizo: Pandeminë e përjetova shumë mirë, sepse në atë periudhë Sara ishte në muajt e fundit para se të vinte në jetë Dante. Ndoshta jam bërë shumë klishe në rrethin tim shoqëror fakti që kam lënë alkoolin dhe u bë legjendë e madhe që vjet në Dhjetor. Realisht që kam jetuar në skuta kam jetuar në tunele që nëse ka pasur pak argëtim apo zbavitje ka qenë pjesë më e lehtë e gjithë dramës që ajo gjëja ka mbajtur si në veten time si në marrëdhëniet që kam pasur me njerëzit e afërm, si në marrëdhënien me paranë. Janë të gjitha këto që gati gati ishte si një lloj arratisje ndaj përgjegjësive që unë kisha. Një lloj post-adoleshence, një andropauzë e hershme do ta quaja.
Orinda Huta: U detyrove ta lije alkoolin? Çfarë ndodhi?
Kastro Zizo: Jo nuk u detyrava ta lija alkoolin. Mund edhe të quhet si një lloj detyrimi. Unë kisha 10 ditë përpara se të merrja këtë vendim. Do të bëj një krahasim nëse hekurit do t’i hedhësh vazhdimisht ujë, normal që ai do të kalbet dhe substancat që merrte trupi im. Derisa një natë përfundova në spital edhe realisht përtej këtyre gjërave filmike, duke u indroktinuar edhe nga filmat atë imazhin që të dali shpirti duke parë trupin tënd ashtu gati u detyrova dhe pash një njeri të dobët. Mu rrezikua jeta dhe nuk ishte hera e parë që unë kaloja në over (teprim) nga alkooli dhe pash një njeri të dobët të nënshtruar nga një lëng që nuk ishte më katalizator le të themi. Dikur në karrierë ndoshta ka ndikuar për ndonjë heqje emocioni apo ndonjë ndikim të vogël në frymëzim, krijimtari, por këngët më të shëmtuara që unë kam bërë kanë qenë të ndikuara nga alkooli. Dhe këngët më të mira që pretendoj, aq të mira sa janë, kam qenë shumë i kthjellët...
Kastro Zizo tregon gjithashtu si u bë “esëll”, Sara dhe djali i tij i madh të cilët kanë ndikuar tek ai për të marr këtë vendim.