Nuk prodhoi fitues sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Një përballje spektakolare dhe e luftuar, ku në fund ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.

Dinamo kaloi e para në avantazh, falë një goli të Itodo Mandela në minutën e 14-të. Megjithatë, vendasit ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e parë, falë golave të Çuçka në minutën e 16-të dhe Rashica në minutën e 34-t.

Pjesa e dytë nisi me kryeqytetasit më kërkues dhe në minutën e 55-të, ishte Lorenco Vila, i cili vendosi baraspeshën.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht tentativave të shumta në të dyja portat. Me këtë barazim. Dinamo mban vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i teti me 13 pikë. /tvklan.al