Komisioneri largim për zgjerimin Olivér Várhelyi e ka mbyllur detyrën me vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Oliver Varhelyi: Deri në vitin 2019 lufta ndaj krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të drogës ka qenë shqetësimi kryesor i shteteve anëtare për Shqipërinë. Gjatë këtyre pesë viteve janë arritur rezultate të prekshme në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës. Këto arritje edhe në sajë të përfshirjes së drejtëpërdrejtë në këtë luftë të agjensive ligjzbatuese të shteteve anëtare të BE-së në mënyrë të veçantë të asaj italiane Guardia di Financa. Gjatë këtyre viteve të fundit kemi patur ndëshkimin e eksponentëve të lartë të krimit të organizuar shqiptar ndërkohë që çështje të tjera janë drejt dhënies së vendimeve përfundimtare. Puna e organeve të drejtësisë shqiptare duhet që të vijojë në këtë drejtim.
Para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian Varhelyi tha se edhe KE aktualisht mbështet ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në vitin 2027
Oliver Varhelyi: Procesi i screening-ut u përmbyll me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të vitit të kaluar. Grup kapitulli për çështje themelore është hapur tashme. Janë të gjitha mundësitë që brenda muajit Dhjetor të këtij viti një tjetër grup kapitujsh të hapen me Shqipërinë. Shpresojmë që deri në fund të vitit 2025 të hapim të gjitha grupkapitujt. Jemi njohur me objektivin e qeverisë shqiptare që të mbyllë diskutimin e të gjithë grupkapitujve deri në fund të vitit 2027. Komisioni Europian është i gatshëm që të mbështesë këtë objektiv ambicioz.
Kjo ishte hera e fundit që komisioneri Várhelyi paraqiti raportet vjetore të zgjerimit pasi në këtë detyrë tashmë është emëruar sllovenia Marta Kos.
Klan News