Keidi Bare nuk braktis La Ligën 2 spanjolle. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka finalizuar akordin me Real Zaragoza, duke qëndruar kështu në ligën e dytë të futbollit iberik.
Përmes një klipi ku në qendër ishte edhe shqiponja, shpendi që identifikon Shqipërinë, fieraku ka konfirmuar kështu skuadrën ku do e shohim nga sezoni i ardhshëm.
“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi spanjoll për 26 vjeçarin fierak.
Real Zaragoza janë pjesë e La Liga 2 dhe e shohin Baren si përforcimin ideal për objektivin e rikthimit në elitë. Ai qëndroi te Espanyol për 4 sezone, ku ishte një nga lojtarët kyç, me këta të fundit që siguruan ngjitjen në La Liga përmes raundit play-off.
Në 42 ndeshje të zhvilluara në sezonin e shkuar, Bare ka asistuar në 3 raste.
Klan News