Keidi Bare nuk është më lojtar i Espanyol. Mesfushori shqiptar, ka mbyllur aventurën me skuadrën e njohur spanjolle dhe ka dalë lojtar i lirë në merkato.
Futbollisti kuqezi, ishte një nga pikat kyçe të Espanyol në sezonin e fundit, ku siguruan edhe rikthimin në La Liga.
Bares i ka përfunduar kontrata dhe palët vendosën që të mos rinovojnë. 26-vjeçari ishte pjesë e skuadrës katalanase prej katër sezonesh, ndërsa tani përgatitet për një aventurë të re, me interesimet që nuk mungojnë.
Bare është në listën e dëshirave të klubit tjetër spanjoll, Rayo Vallecano, aty ku luan shqiptari tjetër, Ivan Balliu.
Rayo e kërkoi mesfushorin fierak edhe një vit më parë, por një marrëveshje nuk u arrit. Tani gjithçka do të ishte më e lehtë, duke ditur se Bare është pa kontratë.
/tvklan.al