Keidi Bare ndryshon skuadër. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili nuk ishte pjesë e kuqezinjve në Euro 2024, ka përfunduar kontratën e tij me Espanyol ku lunate që prej vitit 2020. Në këtë mënyrë, Bare u transferuar si lojtar i lirë te Real Zaragoza, klub me të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.
Mesfushori 26-vjeçar, me origjinë nga qyteti i Fierit, hyri në radhët e të rinjve të Atlético de Madrid në vitin 2015, nga ku përparoi derisa arriti në ekipin e parë me debutimin e tij në Copa del Rey në Janar 2017. Prej aty ai u bashkua me ekipin rezervë të Málaga, ku rregullisht luajti në ekipin e parë për dy sezone.
Në sezonin 2020/21, Keidi Bare nënshkroi për Espanyol, duke qenë për disa sezone një nga shtyllat e padiskutueshme të ekipit katalanas në Kategorinë e Parë. Me këtë skuadër pati 105 ndeshje. Në sezonin e fundit, lojtari i kombëtares shqiptare mori drejtimin e mesfushës duke luajtur 42 ndeshje, 4 prej të cilave shënuan rikthimin e Espanyolit në elitën kombëtare.
Real Zaragoza siguron praninë e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me talentin dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës.
Tv Klan