Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit të kombëtares së futbollit. Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese-s, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar.

As Rey Manaj nuk do të jetë i gatshëm. Sulmuesi iu nënshtrua testeve mjekësore dhe u verifikua se nuk mund të rikuperohet. Manaj do të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit.

Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.

Tv Klan