Vendimi i Katy Perry për të mos qënë më pjesë e jurisë së “American Idol” ka nxitur organizatorët të mendojnë për një emër tjetër që do ta zëvendësojë atë. Zgjodhën Kelly Clarkson, por ajo e ka refuzuar ofertën me shpjegimin se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj.
Siç ka treguar për “Entertainment Tonight”, u kishte premtuar fëmijëve se do të kalonte më shumë kohë me ta. Këngëtarja më pas shtoi se iu desh të largohej nga “The Voice” për arsye të ngjashme.
Ajo shpjegoi ky format televiziv e ndihmoi të kalonte një gjendje të vështirë emocionale që shkaktoi divorci nga bashkëshorti i saj Brandon Blackstock. Edhe pse Clarkson nuk do t’i bashkohet Lionel Richie dhe Luke Bryan, anëtarët e jurisë tashmë kanë një ide se çfarë po kërkojnë tek një gjyqtar i tretë.
Deri më tani janë përfolur Meghan Trainor dhe Jelly Roll si personat që do të zëvendësojnë Katy Perry, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Klan News