Ice Spice ka marrë vëmendjen e fansave për shkak se ka humbur peshë. Shumë fansa mendojnë se këngëtarja ka përdorur ilaçe për të arritur formën e duhur trupore.
Megjithatë, ajo ka folur vetë me fansat e saj të cilët e komplimentuan për fizikun e saj në postimin e saj dhe ka mohuar se ka përdorur ilaçin e përdorur shumë nga të famshmit të quajtur Ozempic.
Ice Spice ka sqaruar se shkaku i humbjes së saj në peshë ishte për shkak të stërvitjes në palestër dhe turneut.
Disa yje të showbizzit kanë pranuar se kanë përdorur ilaçe të ngjashme për të arritur formën e tyre ideale trupore, duke përfshirë Macy Grey, Oprah Winfrey, Alabama Barker, Kelly Clarkson dhe Tracy Morgan.
Klan News