Nesër pritet të transmetohet premiera e sezonit të gjashtë të spektaklit të talenteve, “X Factor Albania” në Tv Klan, por produksioni ka surprizuar publikun me një vendim të papritur.

Fillimisht, juria ishte përbërë nga katër emra të njohur të muzikës dhe televizionit: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka. Megjithatë, vetëm 24 orë para premierës, produksioni ka konfirmuar se Elhaida Dani nuk do të jetë më pjesë e panelit të jurisë.

Ky ndryshim ka ardhur papritur duke qenë se Elhaida ishte caktuar të drejtonte kategorinë e djemve, një rol që tani do të rikthente në talent-show për një sezon të dytë. Arsyeja e largimit të saj nuk është bërë ende e ditur, duke lënë hapësirë për spekulime mbi atë që mund të ketë ndodhur prapa skenave.

Produksioni nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi./tvklan.al