Dy herë kampionia e botës, kosovarja Majlinda Kelmendi, e cila i ka dhënë vendit të saj medaljen e parë olimpike ka fituar edhe Çmimin si sportistja më e mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Pas një votimi të organizuar online nga tifozët dhe dashamirët e këtij sporti, Kelmendi mori 5299 vota.
Në vend të dytë u rendit braziliania Rafaela Silva me 2565 vota, ndërsa në të tretin amerikania Kayla Harrison.
Majlinda Kelmendi e mbyll këtë vit më së mirë me këtë çmim të dhënë nga tifozët e xhudos në mbarë botën.
Majlinda Kelmendi ka marrë vlerësime edhe në Turqi ku garon dhe stërvitet në klubin e xhudos së Galatasaray./ TV KLAN