Kylian Mbappe është zgjedhur si lojtari më i mirë francez për sezonin 2023-2024.
Në votimin e hapur nga “France Football”, sulmuesi Real Madrid ka marrë më shumë vota, duke u vlerësuar me çmimin e më të mirë.
Mbappe mori 56 pikë, duke fituar garën me mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, që u rendit i dyti me 51 pikë.
Në vendin e tretë u rendit Mike Maignan me 24 pikë, i ndjekur nga Canavinga me 17 pikë dhe Tchouameni me 16 pikë. /tvklan.al