Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Me thirrjen për paqje e rindërtim të Ballkanit dhe pajtim të plotë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit në Këln të Gjermanisë përfundoi samiti i udhëheqësve të 7 vendeve më të zhvilluara të botës dhe të Rusisë.
Samiti arriti të ulë bashkë në një tavolinë pas 9 muajsh, Presidentin Amerikan Bill Klinton dhe liderët Perëndimorë me Presidentin Rus Boris Jelcin. Me të arritur në Këln Presidenti Rus pati një mëngjes pune me kancelarin Shrëder. Pas këtij takimi të G-8 të gjithë duhet të të pajtohemi, kjo është gjëja kryesore theksoi Jelcin, i cili ka zhvilluar një takim kokë më kokë edhe me presidentin amerikan Bill Klinton.
Kosova ishte në qendër të diskutimeve të Samitit të G-8. Vendet e G-8 kanë inkurajuar Rusinë që të vazhdoj reformat ekonomike. Presidenti francez Shirak deklaroi se kthimi progresiv i paqjes në Ballkan është një fitore e vërtet për europën. Kryeministri Britanik Toni Bler vlerësoi të suksesshme punimet e G-8 dhe falenderoi për angazhimet e tyre kancelarin gjerman Shrëder e presidentin rus Jelsin.
Shirak e Bler theksuan se Nato është afër nënshkrimit të marrëveshjes për çmilitarizimin e UÇK-së. Me sygjerimin e Presidentit Amerikan Gjermania do të organizoj një samit për çështjen e paktit të stabilitetit në një nga shtet fqinje në Ballkan, deklaroi kancelari Shrëder në një konferencë shtypi në përfundim të samitit të G-8./tvklan.al