Ashtu siç edhe pritej kënga kryesore e albumit të ri të Taylor Swift po pritet mjaft mirë nga fansat. Projekti “Fortnight”, një bashkëpunim me reperin Post Malone është bërë kënga më e dëgjuar në platformën Spotify në një ditë të vetme.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kompania. Në më pak se 12 orë pas publikimit albumi “The Tortured Poets Department” u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme duke ja kaluar në këtë mënyrë edhe këngëtares Beyonce.
Më 18 prill, artistja e njohur njoftoi se “Fortnight” ishte kënga e parë në albumin e saj dhe paralajmëroi se projekti muzikor do të vinte edhe me një videoklip për fansat.
Swift, e cila ka 11 albume në krye të listave në Mbretërinë e Bashkuar, kishte njoftuar se po përgatitetj për një album të ri në ceremoninë e Grammy Awards që u mbajt në shkurt.
Klan News