Ylli i muzikës Taylor Swift shkruajti historinë duke u bërë artistja që mbledh më shumë trofe të Billboard që nga fillimi i tij në 1990.
Swift, e cila përfundoi turneun e saj të gjatë ‘Eras’ të dielën mori 10 çmime të reja, duke e çuar totalin e trofeve të saj në të gjithë karrierën në 49.
Midis çmimeve që ajo rrëmbeu ishin artistja më e mirë, artistja më e mirë e Billboard 200 dhe artistja më e mirë e Hot 100.
Swift, e cila feston ditëlindjen e saj të 35-të u shpreh se çmimet ishin një dhuratë e mirë për ditëlindje.
Dua Lipa mori çmimin për këngën më të mirë elektronike për këngën “Houdini”. Në një video ajo falenderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre.
Shfaqja e çmimeve u transmetua në kanalet FOX dhe Amazon Fire TV. Pjesa më e madhe e shfaqjes ishte e regjistruar paraprakisht.
Klan News