Bob Marley, Raye dhe Kylie Minogue janë ndër muzikantët që mbreti Charles i Britanisë përzgjodhi për kolonën e tij të re zanore,”The King’s Music Room”.
Si pjesë e festimeve për Ditën e Commonwealth Charles zbuloi një listë me 17 këngë nga artistë të cilat ai tha se i kishin sjellë gëzim, madje e kishin bërë të kërcente.
“The King’s Music Room”, i cili po transmetohet në radiostacionet globale të Apple Music, përfshin edhe kantautoren amerikane Beyonce.
Ai gjithashtu zgjodhi këngën e këngëtares amerikane Diana Ross “Upside Down”, të cilën ai tha se ishte e preferuara dhe kur ishte më i ri ishte e pamundur të mos kërcente nën ritmet e kësaj kënge.
E regjistruar në Buckingham Palace, ”The King’s Music Room” transmetohet në radio të hënën dhe të martën Apple Music 1 dhe Apple Music Hits.
Klan News