Disa ditë pasi Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi një plan trajnimi ushtarak në shkallë të gjerë për të gjithë burrat, qeveria merr një tjetër hap të rëndësishëm në këtë drejtim.
Mes tensioneve në rritje me Rusinë vendi anëtar i NATO-s po përgatit qytetarët për luftë dhe pritet që së shpejti familjeve t’u jepen broshurave të ndryshëm ku do të ketë udhëzime se si mund të mbijetojnë në situata të rrezikshme.
Civilëve do t’u jepen këshilla se si të përballen kushtet e një situate lufte. Ata do të mësohet të përshtaten me një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjat disa ditë ose disa orë dhe do të ketë edhe informacione për mënyrë se si duhet reaguar në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore.
Broshura do të jetë e disponueshme në gjuhën polake dhe ukrainase pasi në këtë shtet ka rreth 900,000 refugjatë ukrainas.
Teksa lufta vazhdon në Ukrainë, Polonia vazhdon të investojë për mbrotjen, pasi ndodhet në një pozicion gjeografik unik dhe të pasigurt në Evropë, që e ka detyruar atë të marrë seriozisht sigurinë e saj.
Vendet e tjera të BE-së të alarmuara nga ambiciet ekspansioniste të Rusisë kanë rritur gatishmërinë e publikut për krizat e ardhshme.
Klan News