Artisti i parë që u ngjit në skenë natën e dhjetë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte Frederik Ndoci.
Këngëtari interpretoi këngën me titull “Sa e bukur je natyrë”.
“Kur më vjen burri nga stani” ishte kënga e dytë që u interpretua në natën e dhjetë nga këngëtarja Rosela Gjylbegu.
“Dy lule të bardha” ishte kënga e radhës që u interpretua nga Eranda Libohova.
Bujar Qamili ndryshe nga netët e tjera të edicionit të tretë, në natën e dhjetë ka interpretuar një këngë kosovare të titulluar “Sa lezet ka vallja”.
“Hodha një lule në ferrë” u interpretua nga këngëtarja Irini Qirjako.
Shkëlzen Jetishi ishte i ftuari special i natës së dhjetë i cili interpretoi dy këngë tradicionale një të Kosovës dhe një të Shqipërisë.
Selami Kolonja interpretoi këngën “Përse të rrit mamaja ty”.
Merita Halili ishte një tjetër këngëtare e cila interpretoi këngën “Doli goca n’penxhere”.
“Lake bubulake” u interpretua nga këngëtarët Endri dhe Stefi Prifti.
“Mora kalanë përpjetë” u interpretua nga Maya.
Ramadan Krasniqi ishte këngëtari i radhës i cili interpretoi këngën “Po bien tri daire”.
Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” ishin po ashtu të ftuarit e natës së dhjetë të cilët interpretuan disa prej këngëve më të bukura shkodrane me të cilat mbyllën natën e dhjetë të spektaklit “Këngëve të Shekullit”. /tvklan.al