Natën e nëntë të spektaklit “Këngët e Shekullit” e ka hapur këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako. Ajo interpretoi këngën me titull “Thëllëzat që hedhin valle”.
Endri dhe Stefi Prifti interpretuan një nga këngët më të bukura të Kosovës, titulluar “Zambaku i Prizrenit”.
“Gajdexhiu” ishte kënga e tretë që u interpretua në natën e nëntë nga këngëtarja Maya.
Selami Kolonja interpretoi këngën “Qaj Maro”.
“Lulet e Majit” u interpretua nga këngëtari Ramadan Krasniqi.
Rosela Gjylbegu interpretoi një tjetër këngë shumë të njohur të titulluar “Xhamadani kuq si gjaku”.
“Më ke dalë në penxhere” u interpretua nga këngëtarja Eranda Libohova.
“Çile at zemër plot kujtime” u interpretua nga këngëtari Bujar Qamili.
E ftuara e natës së nëntë ishte këngëtarja Aurela Gaçe e cila interpretoi disa këngë të kompozuara nga Reshat Osmani.
Frederik Ndoci interpretoi një këngë shkodrane me tekst të Pjetër Gjinit titulluar “Plak me merak”.
Një tjetër e ftuar në natën e nëntë të edicionit të tretë ishte edhe këngëtarja Valdete Hoxha e cila u rikthye pas 20 vitesh në skenë dhe interpretoi disa këngë shkodrane.
Po ashtu Grupi i Fierit që është themeluar në vitin 1986 ishte i ftuar në “Këngët e Shekullit” dhe me këngët e tyre mbyllën natën e nëntë të spektaklit.
/tvklan.al