Djali i Osama Bin Ladenit premton se do të hakmerret për vrasjen e të atit dhe se do të vazhdojë luftën e tij kundër Shteteve të Bashkuara. Mesazhi zanor i Hamza Bin Ladenit është shpërndarë në internet, njofton grupi SITE që mbikëqyr aktivitetin e lëvizjeve islamike në rrjet.
“Ne do të vazhdojmë t’ju godasim në vendin tuaj dhe jashtë tij, si hakmarrje ndaj shtypjes tuaj të popujve të Palestinës, Afganistanit, Sirisë, Irakut, Jemenit, Somalisë dhe vende të tjera myslimane “,
thotë Hamza bin Laden në këtë regjistrim prej 21 minutash, me titull: “Ne jemi të gjithë Osama”
.
Më tej në mesazhin e tij, djali i Bin Ladenit, thotë se hakmarrja e kombit islamik për Sheikun Osama Bin Laden nuk është një hakmarrje në emër të tij, por në emër të të gjithë atyre që mbrojnë Islamin. Themeluesi i Al Kaedes u vra në 2 Maj të 2011 nga një komando e forcave speciale amerikane në Abbottabad, në Pakistan.
Hamzai, i cili sipas mediave ndërkombëtare duhet të jetë rreth 25 vjeç, ka jetuar me të atin përpara atentateve të 11 Shtatorit të 2001 dhe me pas është zhvendosur për të jetuar në Pakistan pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan. Ajman al Zaouahri, shefi i ri i Alkaedës e ka prezantuar Hamza bin Ladenin si “luani i Al Qaïdes”.
Tv Klan