Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë Euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij, pasi sipas organit të akuzës ato rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Ndue Gjergji është vrarë në Qershor të vitit 2020 në një atentat në Laç. Sipas prokurorisë rezulton se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.
Ndue Gjergji ka qenë hetuar në Holandë për veprën penale të “pastrimit të parave”, ndërsa në Itali është dënuar për “trafik droge”. Në kërkesën e saj, Prokuroria kërkon sekuestrimin e 13 pasurive të paluajtshme, më specifikisht: të 6 apartamenteve, 6 garazheve dhe një njësie shërbimi.
Klan News