2 punonjës, specialistë të inxhinierisë klinike pranë QSUT u morën të pandehur nga Prokuroria e Tiranës me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën që pasoi me rënien e zjarrit në Urgjencën e Re. Enea Koka dhe Ejnar Shena janë hetuar në gjendje të lirë.
Me anë të një njoftimi zyrtarë, akuza e kryeqytetit thotë se shkaku i zjarrit ka qenë “mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”.
Hetuesit thonë se dy punonjësit e marrë të pandehur kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës së re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre.
Ata kanë pasur detyrë funksionale ofrimin e konsulencës teknike, për evitimin e kësaj situate. Urgjenca e Re pranë Qendrës Spiralore Nënë Tereza, u përfshi nga flakët në 29 Shkurt 2024, në katin e dytë të saj.
Tv Klan