Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij, pasi sipas organit të akuzës ato rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Ndue Gjergji u vra në qershor të vitit 2020 gjatë një atentati në një hotel Laç.

Sipas prokurorisë rezulton se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal, i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndue Gjergji ka qenë hetuar në Holandë për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa në Itali është dënuar për trafik droge.

Në kërkesën e saj Prokuroria kërkon sekuestrimin e 13 pasurive të paluajtshme, më specifikisht: të 6 apartamenteve, 6 garazheve dhe një njësie shërbimi.

Tv Klan