Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një person kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, uniformat blu organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.
Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës në rrugë dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al