Këshilli Europian publikoi axhendën e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian që do të zhvillohet më 15 Tetor në Luksemburg.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Kapitujt themelorë; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhjet e qëndrueshme të transportit; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Në këtë konferencë do të bëhet hapja e kapitujve të parë të negociatave, të njohur edhe si kapitujt themelorë.

Këta kapituj përfshijnë çështje të funksionimit të institucioneve demokratike dhe reformës së administratës publike, ku përfshihen:

Kapitulli 23 përfshin gjyqësorin dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24, drejtësia, liria dhe siguria

Në kriteret ekonomike përfshihet:

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Negociatat për grupin e kapitujve themelorë hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Klan News