Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në një takim të martën me kërkesë të Britanisë, Francës, Ekuadorit, Sllovenisë dhe SHBA-së për të diskutuar sulmet e kryera në të gjithë Ukrainën që shkaktuan të paktën 36 viktima.
“Ne do të dënojmë sulmin frikacak dhe të shthurur të Rusisë ndaj spitalit mbrëmë, në Këshillin e Sigurimit”, tha në mediat sociale përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Barbara Woodward.
The children of Okhmatdyt Children’s Hospital gave me this last year. It hangs in my office.
— Ambassador Barbara Woodward (@BWoodward_UN) July 8, 2024
We will call out Russia's cowardly and depraved attack on the hospital last night in the Security Council.
⁰As @DavidLammy said: we will hold those responsible for this war to account. pic.twitter.com/pW2NuvWRoH
Ajo i bëri jehonë komenteve të bëra më herët nga sekretari i ri i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili dënoi sulmin ndërsa përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën.
Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt, që është objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë, u sulmua të dielën vonë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili ndodhej këtë të Hënë në Poloni, paralajmëroi se do të marrë hak për këtë sulm të kryer nga Rusia. Këtë të Hënë, të paktën 40 raketa ruse goditën qytete ukrainase, veç Kievin edhe Dnipron, Krivi Rih, Slovianskun e Kramatorskun./tvklan.al