Ky filmim tregon një nga momentet kur raketat bien mbi një spital fëmijësh në Kiev, në një sulm të rrallë masiv të kryer gjatë ditës nga ushtria ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe qytete të tjerë.
31 persona humbën jetën në gjithë vendin, 17 prej të cilëve vetëm në Kiev, ku 2 prej tyre u vranë nga raketat që ranë në spitalin pediatrik që mori dëmtime të rënda. Në zonën e pediatrisë që u godit nga raketat po merrnin shërbim të paktën 20 fëmijë në momentin e sulmit.
Autoritetet nisën menjëherë evakuimin e pacientëve drejt spitaleve më të afërt, por i vështirë është veçanërisht largimi i të intubuarve dhe atyre që janë në rrezik për jetën.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili ndodhej këtë të Hënë në Poloni, paralajmëroi se do të marrë hak për këtë sulm të kryer nga Rusia. Këtë të Hënë, të paktën 40 raketa ruse goditën qytete ukrainase, veç Kievin edhe Dnipron, Krivi Rih, Slovianskun e Kramatorskun.
Tv Klan