Shenjë e përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme janë edhe deklaratat më të fundit të udhëheqësit të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.
Ai u shpreh se sulmet e iranit ndaj Izraelit ishin ndëshkimi më i vogël dhe kërcënoi për të tjera edhe në vazhdim.
“Aksioni i shkëlqyer i forcave tona të armatosura disa nete më parë ishte plotësisht legjitim. Ne nuk do të tërhiqemi edhe pas vdekjeve të një sërë liderësh dhe do të fitojmë ne fund”.
Ai tha se sulmi i Hamasit në Tetor të vitit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza, ishte legjitim.
Khamenei ishte i pranishëm në lutjet në xhaminë Imam Khomeini Grand Mosalla në qendër të Teheranit në daljen e tij të parë publike që kur Irani lëshoi 200 raketa balistike në Izrael.
Falja e kësaj të premte ishte edhe si homazh për liderin e vrarë të Hezbolahut, Hasan Nasrallah.
Klan News