Kjo video që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin ku Omar Shem Tov, 1 prej 6 pengjeve izraelite puth në kokë militantët e Hamasit në momentin e lirimit. Të 6-të pengjet e liruara të Shtunën u dërguan nga Kryqi i Kuq përtej kufirit, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore përpara se të bashkohen me familjet e tyre.
Me aktin e sotëm mbyllet faza e parë e marrëveshjes dhe lista me 33 pengjet ende gjallë, e cila ishte planifikuar të mbyllej më 1 Mars. Në këmbim të pengjeve, Izraeli liron 602 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë të mbajtur në burgjet e tij.
Ndërkaq, trupi i pajetë i pengut Shiri Bibas është identifikuar dhe iu rikthye familjes. Faza e 2-të synon vendosjen e një armëpushimi të përhershëm me pengjet e mbetura në Gaza që do të shkëmbehen me më shumë të burgosur palestinezë dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite.
Negociatat për fazën e 2-të do të nisin këtë javë. Hamasi përsëriti gatishmërinë e tij për një “proces gjithëpërfshirës shkëmbimi” me pengjet që do të çojë në një “armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të ushtrise izraelite nga Gaza dhe rindërtimin e vendit”.
Tv Klan