2 nga 6 pengjet izraelite u liruan nga Hamasi mëngjesin e së shtunës. Kryqi i Kuq i dërgoi ata përtej kufirit, ku do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore përpara se të bashkohen me familjet e tyre.
Turmat e mbledhur në Tel Aviv brohoritën ndërsa Avera Mengistu, i cili u kap nga Hamasi në 2014 dhe Tal Shoham, 40 vjeç, u liruan. Katër pengje të tjera pritet të lirohen në Nuseirat në Gazën qendrore. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 602 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë.
Ky është lirimi i fundit në këtë fazë të parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit e cila hyri në fuqi më 19 janar. Faza e dytë synon vendosjen e një armëpushimi të përhershëm me pengjet e mbetura të gjallë në Gaza që do të shkëmbehen me më shumë të burgosur palestinezë dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite. Negociatat për fazën e dytë do të nisin këtë javë.
Klan News