Vladimir Putin dhe Kim Jong Un duket se po rikthejnë aleancën e periudhës sovjetike mes dy vendeve. Në vizitën historike të tij në Korenë e Veriut, shefi i Kremlinit nënshkroi me diktatorin komunist të Penianit një marrëveshje të re për partneritetin strategjik.
Detajet e marrëveshjes janë ende të paqarta, por për perëndimin, mëse e kuptueshme është se furnizimi i Rusisë me raketa e armatime nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë, në këmbim të parave nga Moska për t’i dhënë një frymëmarrje të re ekonomisë së rrënuar të shtetit komunist nga sanksionet e hershme ndërkombëtare.
Për më tepër, Kim Jong Un tha se e mbështeste plotësisht fushatën ushtarake ruse në Ukrainë. Vladimir Putin e ftoi udhëheqësin në takimin e radhës, ende të papërcaktuar në Moskë. Dy liderët janë angazhuar më herët për thellimin e bashkëpunimit, kryesisht në fushën ushtarake.
Presidenti rus është në kërkim të partnerëve ndërkombëtarë ushtarakë, pas bllokadës së ashpër që i kanë bërë vendet perëndimore dhe shtetet që ndjekin politika pro-perëndimore, si ndëshkim për luftën më tepër se 2-vjeçare në Ukrainë. Koreja e Veriut është partneri ideal për furnizimin me raketa me kosto të lirë dhe efiçente, pasi prej dekadash zhvillon programet e saj raketore e bërthamore.
Tv Klan