Ambasadorja amerikane reagon sërish: Është çështje vullneti
Për ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 Dhjetor. Në një reagim në Twitter, Kim thotë se është vetëm çështje vullneti dhe shprehet se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve.
“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin & dërguar listën e kandidatëve Presidencës & Parlamentit. Proceset duhen respektuar, por jo abuzuar. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 Dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, shkruajti Kim.
“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin & dërguar listën e kandidatëve Presidencës & Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar.” (1/2) https://t.co/x5ZZkXPybC
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 7, 2020
/tvklan.al