Stafet mjekësore, studentët dhe të moshuarit ngrihen në protestë
Kina ka bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB që dënon grushtin ushtarak në Mianmar. Sipas asaj që raporton Reurters, Kina duket se po sinjalizon mbështetjen e saj nga kontrollit që ushtria tanimë ka marrë në vend.
Qëndrimi i Pekinit mbi situatën është në përputhje me skepticizmin e përgjithshëm të ndërhyrjes ndërkombëtare. Kina ka paralajmëruar se sanksionet ose presioni ndërkombëtar vetëm do t’i përkeqësojnë gjërat në vend.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka bërë thirrje që ushtria të respektojë ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe të lirojë menjëherë ata që ka ndaluar në mënyrë të paligjshme.
Pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm Min Aung Hlaing. Njëmbëdhjetë ministra dhe deputetë, duke përfshirë atë në ekonomi, shëndetësi, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Punët e Jashtme, u zëvendësuan.
Stafi mjekësor në 70 spitale në 30 qytete anembanë Myanmar ndaluan punën për të protestuar kundër grushtit të shtetit që rrëzoi udhëheqësin e zgjedhur Aung San Suu Kyi.
Qindra punonjës të kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekë, të moshuar, morën pjesë në “Lëvizjen e Shiritit të Kuq”, të cilët mbanin një fjongo të kuqe për të treguar se ishin kundër grushtit të shtetit. Grupet studentore janë bashkuar gjithashtu në fushatën e mosbindjes civile.
Laureatja e Nobelit për Paqen, Suu Kyi, mbetet në paraburgim pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për lirimin e saj. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare ajo është mirë me shëndet.
Ndërkaq Fondi Monetar Ndërkombëtar së shpejti do të miratojë një paketë 350 milion dollarë për të ndihmuar qeverinë e Mianmarit teksa po përballet me grushtin e shtetit, si dhe me pandeminë e Covid-19.
Klan News