SHBA nuk vendos për të parën herë veton
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara nuk vendosën veto ndaj rezolutës së propozuar nga Kina dhe Rusia, duke shënuar edhe ndryshimin e qëndrimit ndaj Izraelit, që ka kundërshtuar thirrjet e Uashingtonit për të mos e nisur ofensivën tokësore në Rafah ku strehohen 1.5 milionë të shpërngulur nga qytetet e tjera të territorit, ku luftohet.
Teksti po ashtu bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve.
Ndërkaq, Hamasi shprehu pakënaqësinë për një projekt-marrëveshje armëpushimi të diskutuar në fundjavë në Doha, që u pranua nga Izraeli pasi parashikonte shkëmbimin e pengjeve izraelite me disa të burgosur palestinezë. Hamasi tha se marrëveshja nuk përmbush kushtin kryesor për tërheqjen e gjitha trupave izraelite nga Rripi i Gazës.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterrez vizitoi krahun egjiptian të pikës kufitare të Rafahut ku kalojnë ndihmat dhe i bëri thirrje Tel Avivit të lirojë sa më shpejt kalimin e tyre. Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron tha se çdo përpjekje për të zhvendosur masivisht civilët nga Rafah përbën krim lufte.
Tv Klan