Synohet një fitim prej 10 triliardë dollarë nga projekti
Bota është shumë e vogël për ambiciet ekonomike kineze. Prandaj Pekini ka në plan krijimin e një zone ekonomike në Hënë, duke përfshirë edhe hapësirën mes Tokës dhe satelitit të saj. Agjencia Shtetërore Kineze për Hapësirën Ajrore dhe Teknologjinë ka parashtruar planin nisjen e ndërtimit të një zone të tillë duke nisur nga viti 2050.
Plani, që i përngjan filmave fantashkencë të Hollivudit parashikon ngritjen e strukturave për industrinë në hapësirën midis Tokës dhe Hënës, por edhe mbi sipërfaqen e saj. Pekini synon ketë një përfitim prej 10 triliardë dollarësh nga ky projekt. Për zhvillimin e kësaj hapësire, Kina po punon aktualisht për ndërtimin e teknologjisë që do të mundësojë transportin me kosto të ulët të njerëzve dhe mallrave në hapësirë. Teknologjia pritet të jetë gati deri në 2040-n.
Në Korrik, kompania private kineze iSpace testoi me sukses një raketë transportuese drejt orbitës që pritet t’i shërbejë këtij qëllimi. Ndërsa më 3 Janar, mbi sipërfaqen e Hënës u ul me sukses sonda kineze Çang’e 4 mbi sipërfaqen e Hënës.
Tv Klan