Pas Ukrainës dhe Rripit të Gazës, një tjetër konflikt po rrezikon të rëndojë edhe më shumë stabilitetin e britshtë global.

Ushtria kineze nisi një stërvitje të madhe në ujërat përreth Tajvanit, një demonstrim force dhe një kërcënim me luftë për ishullin të cilin shteti komunist e konsideron pjesë përbërëse të territorit të tij.

Pekini urdhëroi nisjen e manovrave, 3 ditë pas betimit të presidentit të ri të Tajvanit, Uilliam Lai që nga zyrtarët komunistë kinezë konsiderohet “ngatërrestar i rrezikshëm”.

Lai është mbështetës i pavarësisë së Tajvanit për t’i dhënë fund “status-quosë” 70-vjeçare. Nënkomandanti i Komandës Amerikane për Indo-Paqësorin, Stivën Sklenka tha se stërvitja “Shpata e përbashkët” është një ushtrim për mënyrën se si ushtria kineze mund të pushtojë ishullin.

Zyrtarët tajvanezë thanë se në stërvitje janë përfshirë të paktën 15 anije lufte dhe 42 avionë ushtarakë. Pekini zyrtar i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të reshtin së mbështeturi qeverinë e Tajvanit dhe të mos përfshihen në punët e brendshme të Kinës.

Tv Klan