Kit Harington ka folur në një intervistë të fundit për një nga periudhat më të errëta të jetës së tij.
Aktori i “Game of Thrones” ka folur për detoksifikimin e tij nga alkooli, ndërsa ka theksuar se në periudhën kur ishte i varur nga alkoli ishte në depresion dhe madje ka menduar edhe vetëvrasjen.
“Para se të bëhesha esëll, shikoja veten në pasqyrë dhe ndihesha keq. E urreja veten dhe e përbuzja.Nuk isha krenar për asgjë që kisha bërë,” shpjegon ai.
Aktori i njohur ka theksuar gjithashtu se është shumë me fat që ka arritur që të heqë dorë nga ky ves para se të lindnin fëmijët e tij pasi do të kishte qenë fiziksht dhe emocionalisht edhe më e vështirë.
Harington ka dy fëmijë një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 1-vjeçare me gruan e tij, me të cilën ka luajtur në serialin e njohur “Game of Thrones” Rose Leslie. Çifti u martua në vitin 2018 në një kështjellë në Skoci.
Klan News