Me fitime kolosale prej 21.1 milionë Dollarësh u mbyll një ankand për shitjen e qindra veshjeve dhe objekteve të tjerë artistikë të përdorur për xhirimin e serialit fantastik “Game of Thrones”.

Mes më shumë se 900 seteve të koleksionit, veçohet ky fron imitim plastik i të famshmit “Froni i Hekurt” që është ka qenë i pranishëm në të 8 sezonet e serialit. Objekti arriti një çmim tepër të lartë shitjeje prej 1.5 milionë Dollarësh.

Organizatoret e eventit në Dallas të Teksasit, shtëpia e ankandeve Heritixh Okshëns, thanë se “Froni i Hekurt” ngjalli edhe interesin kryesor mes 4500 pjesëmarrësve, numri i të cilëve përbën një rast të rrallë më vete.

Beteja e të interesuarve për blerjen e tij zgjati për 6 minuta. Çmimet fillestare të objekteve varionin nga 500 deri në 20 mijë Euro.

Ky ishte ankandi i dytë më i suksesshëm në historinë e shitjes së objekteve të botës së kinemasë, pas atij të 2011-ës të sendeve të aktores Debi Rejnolds, që arritën një vlerë totale prej gati 23 milionë Dollarë.

Tv Klan