Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi ishin protagonist për skuadrat respektive. Bajrami realizoi në humbjen e Renxhërs, ndërsa Laçi asistoi në kualifikimin e Spartës së Pragës në Kupën e Çekisë.

Nedim Bajrami shënon golin e parë në kampionatin skocez. Mesfushori shqiptar realizoi në humbjen 2-1 që Rangers regjistroi në transfertën e Aberdeen. Një aksion tepër i bukur nga ana e Bajramit që ka shënuar edhe në grupet e Europa League.

25-vjeçari bëri gjithçka mirë, duke gjetur koordinatat e portës në mesin e tre mbrojtësve kundërshtarë. 76 minutat e tij u vlerësuan me notën 7.8, teksa ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.

Sparta e Pragës gjithnjë e më e varur nga futbollistët shqiptarë. Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani ishin fenomenal në fitoren 4-0 ndaj Brno për të udhëhequr skuadrën kryeqytetase në turin tjetër të Kupës së Çekisë.

Një spektakël i nisur pikërisht nga këmbët e Laçit. Mesfushori asistoi për Krasniqin në një manual të vërtetë futbolli. Aksion model, që kaloi në epërsi Spartën. Në të dytën, lojtari përfaqësueses i Kosovës shërbeu për shokun e skuadrës për t’ia bërë më të thjeshtë triumfin. Ndërkaq, ishte goli që hipotekoi kalimin mes 16 skuadrave më të mira të kompeticionit.

Klan News