Florian Marku synon të Dielën fitoren e 14-të në karrierë ndaj Chris Kongo
E diela e 31 marsit rikthen në ring boksierin e pamposhtur, Florian Markun. Gjiganti shqiptar i ringut sfidon në kryeqytetin anglez, Londër, Chris Kongo, me emocionet e sfidës që do të përjetohen ekskluzivisht dhe LIVE në televizionin KLAN PLUS.Gjakrat mes dy boksierëve të peshës deri në 66 kilogramë janë ndezur tashmë, ndikuar edhe nga sfida e mëparshme, ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Përpara kësaj sfide, Marku tha se kundërshtari duhet ta hedhë “Knock Out” në tapet pasi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Lushnjari shton se nuk është rastësisht në këto nivele, duke i hedhur dorezën e garës kundërshtarit. Në boksin profesionist Florian Marku ka zhvilluar 14 duele, 13 nga të cilat janë fituar nga shqiptari dhe një ka përfunduar në barazim. Kjo ngjarje madhore do të nis në orën 19:00 të kësaj të diele LIVE në Klan Plus.
Klan News