Aplikacionit i shtohet opsioni për të kthyer programin e dëshiruar edhe për 10 kanale të tjera

Aplikacioni Klani Im vijon të sjellë risi për të gjithë përdoruesit. Tanimë të gjithë ata që kanë një televizor Samsung mund ta instalojnë atë dhe të shohin të gjitha programet e dëshiruara, në çdo kohë, pa pagesë. Lajmin e mirë e dha inxhinieri Olti Bushi, i cili ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”.

“Si gjithnjë vijmë me gjëra të reja. U premtua aplikacioni për televizorin Samsung, ai tashmë erdhi, për të gjithë modelet e viteve 2017, 2018, 2019 deri në 2020. Çdokush që ka një televizor smart, Samsung, mund të kërkojë aty Klani Im dhe ta instalojë në televizor”.

Lajmi tjetër i mirë është se përveç Tv Klan dhe Klan Plus, tashmë në aplikacionin Klani Im mund të ktheni mbrapsht programin e dëshiruar edhe në 10 kanale të tjera, deri në 7 ditë.

“Përveç Televizionit Klan janë shtuar edhe 10 kanale të tjera të cilat kanë funksionin e kthimin mbrapsht. Pra nëse muajin e parë dhe të dytë, ishte Televizioni Klan dhe Klan Plus që kishin funksion kthim mbrapsht, aktualisht janë shtuar edhe disa televizione të tjera që e kanë funksionin kthim mbrapsht deri në 7 ditë. Pra nga dita që je mund të kthehesh deri në 7 ditë për çfarëdolloj programi të dëshiruar dhe ta shikosh atë”.

Vetëm dy muaj nga hedhja në treg, aplikacioni “Klani Im” ka thyer çdo rekord duke numëruar mbi 400 mijë shkarkime. Ky aplikacion është i disponueshëm për platformat iOS dhe Android, ku mund të ndiqni falas, pa pagesë, live në kohë reale 21 kanale televizive dhe 4 kanale radio./tvklan.al

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android