Ish-futbollisti, Klodian Duro, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, analizoi dy ndeshjet e së shtunës në Europian.

Sipas tij, Gjeorgjia e përballoi shumë mirë Spanjën, të paktën në pjesën e parë.

“Gjeorgjia bëri një pjesë të parë shumë të mirë dhe e përballoi shumë mirë Spanjën. Autogoli erdhi për shkak të daljes në sulm. Kjo Spanjë është shumë e fortë. Kanë një mesfushë më dinamike se ajo e së kaluarës. Kvara është pika kryesore që Gjeorgjia ka ardhur deri këtu.”

Duro deklaroi se nuk di çfarë emër t’i vendosë zgjedhjeve të trajnerit anglez ndaj Sllovakisë, ndërsa shtoi se shumë shpejt vjen ndeshja me Zvicrën.

“Nuk kam çfarë emri t’i vendos këtyre zgjedhjeve të bëra nga trajneri i Anglisë. Sllovakia sot bëri një nga ndeshjet më të mira të historisë së saj. Bënë një ndeshje perfekte nga ana taktike. Sllovakia u eliminua nga fati, ose nga një mosndjekje e mbrojtësit ndaj Bellingham. Xhaka me Zvicrën, përballë do të ketë Rice, zëvendësuesin e tij tek Arsenali. Anglia festoi sot, mund të gëzojnë deri në mëngjes, por Zvicra vjen shumë shpejt.”, deklaroi Duro. /tvklan.al