Vizita në Greqi nuk ka lidhje me Fredi Belerin, tha sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, në një konferencë për mediat dy ditë para nisjes së kryeministrit shqiptar drejt shtetit fqinj.
Duke e quajtur të pajustifikueshëm debatin në Athine, Klosi kujtoi edhe vizitat e krerëve të politikës në Shqipëri, gjatë periudhave zgjedhore.
Por kush do te garantojë sigurinë e kryeministrit shqiptar në Athinë?
Sekretari i Përgjithshëm i PS foli edhe për debatet politike në Shqipëri, të lidhura me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
PS, është duke u përgatitur për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit, që sipas Klosit do të zhvillohen me parimin një anëtar një votë.
Klan News