Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë një takimi me përfitues të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, nënvizoi se mbështetja ndaj tyre do të vijojë.
“Programet e ndihmës ekonomike kanë një qasje të qartë dhe janë të orientuara nga dëshira për të integruar plotësisht të gjithë individët e saj. Këto programe tashmë bëjnë një dallim nga e shkuara. Kemi krijuar në total 120 mijë profile të individëve në moshë aktive pune, që janë pjesë e ndihmës ekonomike. Janë krijuar plane TIP, për mbështetje specifike, individuale të këtyre individëve, si dhe janë krijuar pothuajse 20 mijë skeda, profile nga Shërbimi Social Shtetëror.”
Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi për ndjekjen e trajnimeve profesionale duke qenë se shërbejnë si rruga e duhur për punësimin.
Klan News