Në kulmin e nevojave për furnizime me ushqime mes popullsisë palestineze, kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor u vunë flakën kamionëve me mallëra të destinuara për territorin lindor palestinez.
Autokolona u sulmua pranë Hebronit dhe do të kalonte përmes territorit izraelit për në Rripin e Gazës. Ato nuk hynin tek ndihmat humanitare për banorët e Gazës, por çdo furnizim me ushqime është jashtëzakonisht i rëndësishëm, teksa Rripi i Gazës po përballet me bllokadën e ashpër të shkaktuar nga lufta izraelite. Për ngjarjen reagoi edhe sekretari i jashtëm britanik, i cili e quajti sulmin “të tmerrshëm”.
Në Rripin e Gazës mbërriti anija e parë me ndihma humanitare nga Shtetet e Bashkuara, që u ankorua në një skelë të ngritur pranë brigjeve. Anija shkarkoi 170 ton ndihma në përmbushje të premtimit të Presidentit Joe Biden.
Ndërkaq, ushtria izraelite mori në dorëzim trupat e 3 prej pengjeve izraelitë, të cilët u vranë ditën e sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 Tetor.
Ata humbën jetën gjatë tërheqjes së militantëve të Hamasit, kur vranë 1200 njerëz morën me vete 252 pengje.
Për Kryeministrin Benjamin Netanjahu, lajmi i gjetjes së tyre pa jetë është i trishtë, ndërsa u zotua se do të rikthejë me çdo kusht në atdhe rreth 130 izraelitët që ende mbahen peng nga Hamasi.
Tv Klan