Kancelari gjerman Olaf Scholz është kundër propozimit të Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin përgjegjësinë për Gazën e pas luftës dhe të shpërngulin palestinezët.
“Ajo që Presidenti Trump ka deklaruar është diçka që unë e kundërshtoj plotësisht. Ne nuk mund ta zhvendosim popullsinë e Gazës në Egjipt dhe Jordani, kjo nuk është në rregull”, tha Olaf Scholz.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dikutoi edhe për tarifat e mundshme që Presidenti mund të vendosë ndaj BE.
“SHBA është vendi më i fuqishëm në botë dhe do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen. Është demokracia më e fuqishme dhe aleati ynë më i mirë përtej Atlantikut. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë jemi përpjekur të kemi marrëdhënie të mira me SHBA-në në dekadat e fundit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë se ne bëjmë gjithçka që nuk duam të bëjmë. Ne gjithashtu mund të mbrohemi dhe, për shembull, nëse vendosen tarifa, ne do të përgjigjemi”, tha Scholz.
Scholz tha më tej se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte gabuar që vendosi sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale pasi rrezikonte një institucion të rëndësishëm.
Klan News