Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se përvoja ka vërtetuar se bisedimet me Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të ndershme.

Këtë javë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të dëshironte të fillonte të punonte për një “marrëveshje të paqes bërthamore” me Iranin.

“Negociimi me Amerikën nuk është as i zgjuar, as i nderuar. Nuk do të zgjidhë asnjë nga problemet tona. Arsyeja? Përvoja!”, tha Khamenei.

Irani arriti marrëveshjen e tij me SHBA-në dhe vendet e tjera pas dy vitesh bisedime, por Khamenei u shpreh se amerikanët nuk iu përmbajtën asaj pavarësisht lëshimeve të shumta të Iranit.

“Personi përgjegjës e grisi atë”, tha Khamenei, duke iu referuar Trump.

Khamenei tha se Irani do të hakmerrej në të njëjtën mënyrë nëse amerikanët do të sulmonin Iranin. 

“Nëse na kërcënojnë, ne do t’i kërcënojmë ata. Nëse ata e nxisin atë kërcënim, ne do të aktivizojmë tonin. Nëse ata shkelin sigurinë e kombit tonë, ne do të shkelim sigurinë e tyre pa dyshim”, tha Khamenei.

Duke iu referuar propozimit të Trump për të zhvendosur me forcë banorët palestinezë nga Gaza në vendet fqinje arabe, Khamenei tha se në letër, amerikanët po ndryshojnë hartën e botës, por kjo është vetëm në letër sepse nuk ka realitet.

Gjatë mandatit të tij të mëparshëm në detyrë në vitin 2018, Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga pakti bërthamor i Teheranit i vitit 2015 me fuqitë botërore dhe rivendosi sanksionet që kanë dëmtuar ekonominë e vendit.

Klan News